Studiuesit kanë pretenduar një hap të madh përpara në fushën e transplantimit të organeve pasi një majmun mbijetoi për më shumë se dy vjet me një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht.

Kjo është arritja më e fundit që doli nga kompania amerikane bioteknike eGenesis dhe Shkolla Mjekësore e Harvardit, ku shkencëtarët i shohin derrat e ndryshuar gjenetikisht si një zgjidhje potenciale për mungesën globale të donatorëve për pacientët me dështim të organeve.

Dy njerëz deri më tani kanë bërë transplantim të zemrës së derrit. I pari, David Bennett, vdiq dy muaj pas operacionit në vitin 2022. I dyti, 58-vjeçari Lawrence Faucette, i cili kishte sëmundje të zemrës në fazën e fundit, bëri një transplant të zemrës më 20 shtator të këtij viti dhe është ende në rikuperim, raporton Guardian.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";