
Nëse do të na jepej një mundësi të jetonim vetëm me rroba plazhi gjatë gjithë ditës, çdo ditë, jemi të sigurt që do e pranonim. Fustane të lehta, pantallona lino të relaksuar, veshje që janë aq të lehta dhe të këndshme saqë duam që vera të zgjasë gjithmonë.
Fustanet me grep padyshim që i përkasin kategorisë së mësipërme. Të kujton epokën e hipive origjinale, veshjet e thurura tani kanë tejkaluar pamjen boho të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000 dhe nuk gjenden më vetëm në dyqanet online DIY, por edhe në koleksionet e stilistëve më të njohur.
Për të transportuar veten nga peizazhi urban në plazh, zgjidhni fustanin me grep dhe ne do ju japim disa opsione, që mund t’i kini parasysh.









Advertisement