Vera po përparon dhe temperaturat sa vijnë e rriten dhe kjo do të thotë se tani e tutje zgjedhja e veshjeve me të cilat do të përballemi me angazhimet e ndryshme të përditshme do të na marrë pak më shumë kohë.

Gjatë muajve të ngrohtë është gjithmonë e vështirë të gjesh një ekuilibër perfekt mes stilit, rehatisë dhe freskisë, por në thelb me frymëzimin e duhur është e mundur të krijohen kombinime të ndryshme çdo ditë .

Si të visheni në verë për të pasur një veshje të patëmetë pavarësisht vapës përvëluese? Qoftë nëse jeni gati për të shkuar në plazh, apo po planifikoni të qëndroni në qytet për pak kohë, kemi përzgjedhur një sërë kombinimesh që jemi të sigurt se do të dëshironi t’i provoni edhe këtë sezon.

Në të vërtetë, kemi parë look-un që influencuesit kanë postuar së fundmi në Instagram dhe kemi zgjedhur 10 që janë absolutisht perfekte për verën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

1. Fustan me shpatulla të zbuluara dhe balerina

Fustanet lino janë një nga elementët kryesorë të garderobës. Këtë verë, zgjidhni një të bardhë me shpatulla të zbuluara dhe visheni atë me një palë të balerina dhe një çantë shumëngjyrëshe mbi supe. Do të keni pamjen perfekte verore.

2. Këmishë me lule, xhinse të bardha dhe nallane

Nuk dini si t’i përshtatni nallanet? Me një këmishë me jakë me lule dhe xhinse të bardha, kombinimi i nallaneve bëhet super chic.

3. Look total xhins dhe sandale

Provoni pjesën e sipërme me kopsa të kombinuara me një palë xhinse të përshtatshme. Kompletuar me sandale me rripa të hollë dhe një çantë kovë është look-u që ju duhet.

4. Fund dhe bluzë e qëndisur dhe çantë kashte

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse ju pëlqejnë setet e koordinuara, provoni një të qëndisur, të përbërë nga fundi dhe pjesa e sipërme. I veshur me taka të ulëta dhe një çasntë kashte, siguron një veshje të freskët dhe super femërore .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

5. Paliçeta sportive, bluza dhe sandale

Për një ditë pune në qytet, zgjidhni diçka komode. Influencuesit rekomandojnë paliçeta me lule, një bluzë të bardhë dhe sandale sportive. Kjo është gjithçka që ju nevojitet për të përballuar me mospërfillje të gjitha angazhimet në agjendën tuaj.

6. Fustan dhe këpucë Mary Jane

Në mbrëmje, ose në ato raste kur kërkohet një pamje paksa më e sofistikuar, zgjidhni një fustan të gjatë me bust të mbledhur. Modelet në ngjyrë pastel shkojnë në mënyrë perfekte me këpucët Mary Janes të zeza dhe çantën e zezë.

7. Jumpsuit dhe sandale të sheshta

Për ta zgjidhur look-un vetëm me një veshje, mjafton një jumpsuit. Modelet me stampa shumëngjyrësh, për t’u veshur me sandale të sheshta, syze dielli me ngjyra dhe një çantë të madhe, garantojnë stil dhe praktikë nga mëngjesi deri në mbrëmje.

8. Këmishë, pantallona të shkurtra lino

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si të visheni në mënyrë të rafinuar në verë? Në vend që të kombinoni këmishën tuaj blu të hapur me pantallonat klasike të kostumit, provojeni me një palë pantallona të shkurtra linoje. Mjafton ta plotësoni atë me një palë këpucë dyngjyrëshe për t’i dhënë një pamje elegante pamjes suaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

9. Fustan me vija dhe sandale me lidhëse

Në ato ditë kur nuk keni kohë, apo dëshirë të mendoni për look-un deri në detajet më të vogla, vazhdoni me kombinimin “ fustan bluzë me vija + sandale me lidhëse në kyçin e këmbës ”. Është një pamje shumë e thjeshtë, por nuk zhgënjen kurrë.

10. Kanotiere, pantallona prej liri dhe sandale

Dhe kombinimi i ” kanotiere, pantallona linoje dhe sandale të sheshta ” është gjithashtu i freskët dhe me stil. Janë aleatët më të mirë të stilit për të krijuar një pamje të lehtë por efektive.