
Është një kohë e shkëlqyer për të qenë në biznesin e dizajnit të qëndrueshëm. Vendet kulturore, monumentet, ndërtesat e zyrave dhe zonat e banuara në të gjithë botën e kanë bërë misionin e tyre që të shtyjnë teknologjinë të plotësojë nevojat e mjedisit tonë natyror.
Një kompani energjetike me qendër në Londër, “Insulation4Less”, bëri një sondazh të lokacioneve eko-miqësore në Instagram që përshtaten me parametrat e dizajnit bashkëkohor të qëndrueshëm për të gjetur ndërtesat që ishin postuar më shumë nga përdoruesit e kësaj platforme.
Gjetjet e tyre evokojnë një mori idesh emocionuese, të vlefshme për t’u admiruar nga e gjithë bota.
Shumica e tyre janë më pak se një dekadë të vjetra, duke simbolizuar një zhvendosje të pabesueshme në mënyrën e ndërtimit të ndërtesave të reja duke pasur parasysh qëndrueshmërinë. Hapësira që shtrihen nga Evropa në Amerikën e Jugut kanë qëndrueshmëri reale rreth asaj që pret e ardhmja për ta mbajtur arkitekturën e gjelbër argëtuese, por funksionale.
Bosco Verticale, në Milano
Më shumë një pyll sesa një ndërtesë, ky grup kullash rezidenciale është shtëpia e mbi njëzet mijë metrash katrorë të pemëve dhe shkurreve. Bimësia sjell përfitimesh, duke kompensuar ndotjen përmes prodhimit të oksigjenit dhe duke krijuar një parajsë biodiversiteti në mes të një qyteti të madh.Shanghai Tower, në Shanghai
Rrokaqielli i dytë më i gjatë në botë me 43 teknologji të ndryshme të qëndrueshme, duke përfshirë burimet e ripërtëritshme të energjisë, peizazhin për ftohjen e ndërtesës dhe një parapet spiral që mbledh ujin e shiut që riciklohet në një sistem të kondicionimit të ajrit.
Është rrokaqielli më i shtrenjtë në këtë listë, i cili kushtoi 2 miliardë euro për t’u ndërtuar për një periudhë prej tetë vjetësh.Torre Reforma, në Mexico City
Torre Reforma është ndërtesa më e gjelbër në Amerikën Latine, kursen 30 përqind të konsumit të saj vjetor të ujit përmes teknologjive të ripërdorshme dhe mbi 80 përqind e materialeve të saj u morën nga rajoni lokal.
Për më tepër, është rezistent ndaj tërmeteve.Vancouver Convention Center, në Vancouver
Është ndërtuar buzë detit dhe është shtëpia me çatinë më të madhe me kopsht në të gjithë Kanadanë, ku lulëzojnë më shumë se 4,000 lloje të ndryshme bimësh, si edhe rreth 240,000 bletëve që mbahen nën kontroll nga një ekip bletarësh.Museum of Tomorrow, në Rio de Janeiro
Mbi 25,000 njerëz vizituan muzeun në ditën e tij të parë të hapjes në 2015, ku më vonë u vlerësua për inovacionin e tij nga MIPIM, një nga organet më të njohura arkitektonike në botë.
Përmban panele diellore në lëvizje të dizajnuara për të maksimizuar rrezet e diellit dhe një sistem natyral të kondicionimit të ajrit.Pricewaterhousecoopers Building, në Londër
Baza e Londrës për firmën e kontabilitetit PwC është pak më ndryshe nga ajo që mund të gjesh në rrethin e saj financiar. Ajo ishte krijuar për të siguruar izolim dhe ajër të freskët në të gjitha vendet e duhura, dhe përmban një sistem plotësisht të automatizuar të menaxhimit të ndërtesave që rregullon panelin diellor dhe kopshtin.CopenHill, në Kopenhagen
Impianti elektrik më i pastër i mbetjeve në energji në botë, CopenHill punon për të shndërruar mbi 440,000 tonë mbetje në energji të pastër në vit.
Mund të jetë gjithashtu i vetmi termocentral në botë me një pistë skish në çati gjatë gjithë vitit.Cube Building, në Berlin
Struktura “zyra e zgjuar” e Kubit është një shtesë e re në horizontin e Berlinit të zbuluar vitin e kaluar nga arkitektët me
një dizajn të mrekullueshëm skulpturor të qelqit të veshur me panele diellore, së bashku me pretendimin për të qenë zyra e parë e Evropës e përshtatshme për shekullin 21.Marco Polo Tower, në Hamburg
Një nga hapësirat e vetme në këtë listë që përdoret për banim dhe jo biznes. Dizajni i çuditshëm i Marco Polo Tower është një dashuri.Banorët mund të sigurohen se po jetojnë në një nga sukseset më të mira të qëndrueshmërisë së Gjermanisë përmes mbledhësve të vakumit të inxhinierisë në çati që e kthejnë nxehtësinë në një sistem ftohës për apartamentet.One Angel Square, në Manchester
Kushtoi mbi 100 milionë euro për t’u ndërtuar dhe tani është zyra qendrore e Co-operative group dhe pretendohet të jetë një nga ndërtesat më miqësore me mjedisin në Evropë.
Ishte e para në Mbretërinë e Bashkuar që mori një vlerësim të jashtëzakonshëm të Metodës së Vlerësimit të Mjedisit (BREEAM) për Studimin e Ndërtimit, më e rëndësishmja për shkak të fasadës së dyfishtë të arkitekturës që nxehet në dimër dhe ftohet në verë dhe fakti që mundësohet nga bionaftë dhe vaj bimor.