Mercenarët janë persona që marrin pjesë në konflikte të armatosura për përfitime personale.
Ata nuk kanë lidhje me konfliktin dhe zyrtarisht nuk janë pjesë e asnjë ushtrie. Mercenari lufton për para’ ose forma të tjera pagese dhe jo për interesa politike.
Në fotogalerinë e mësipërme do t’ju njohim me 14 mercenarët më të frikshëm në histori.
Mike Hoare “Majku i çmendur”. Mercenar irlandez i njohur për aktivitetet e tij ushtarake në Afrikë dhe për përpjekjen e dështuar për grusht shteti në Sejshel.Bob Denard. Mercenar francez i përfshirë në shumë operacione të armatosura dhe grushte shteti në Afrikë.J.M.L “Bjondi”. Mercenar spanjoll, ish-anëtar i legjionit francez, ka luftuar kundër Boko Haramit dhe ka shpëtuar dhjetra vajza të vogla të rrëmbyera nga grupi famëkeq terrorist.Simon Mann. Ekspert sigurie dhe ish-zyrtar i Ushtrisë Britanike, ky mercenar francez është akuzuar për grusht shteti ndaj qeverisë së Guinesë Ekuatoriale, duke u përpjekur të vrasë diktatorin Teodor Obiang.Jean Schramme. Mercenar belg që kishte në dorë shumë territore në Republikën Demokratike të Kongos deri në vitin 1967.Yair Klein. Mercenar izraelit i njohur për stërvitjen e grupeve paramilitare kolumbiane dhe milicive të Pablo Escobar.Gulmurod Khalimov “Al-Tadzhiki”. Një snajper profesionist sovjetik që mori mësime në SHBA. Në vitin 2015 u bashkua me ISIS-in.Mitchell WerBell III. Trafikant armësh që ishte këshilltar sigurie i diktatorit dominikan Rafael Trujillo, i regjimit të Batistës në Kuba, gjatë viteve ’50.Jackie Arklöv. Mercenar suedez me origjinë liberiane, i cili mori pjesë në luftën jugosllave. U burgos për krime lufte, por u kthye në Suedi në një shkëmbim të burgosurish. U bashkua me një grup neonazist që në vitin 1999 shkaktoi vdekjen e dy policëve.Bertil Wedin. Ish-agjent i shërbimit sekret suedez, mendohet se ishte pjesë e një skuadre pushkatimi gjatë aparteidit në Afrikën e Jugut.Philip Sessarego. U përfshi në një grusht shteti të dështuar në Maldive dhe stërviti muxhahedinët në Afganistan.“Texas”. Ky është emri i një amerikani të paidentifikuar, i cili luftoi me forcat pro ruse në Luftën e Ukrainës. Është i vetmi amerikan që lufton në krah të rusëve.Roger de Flor, i njohur edhe si Roger von Blume ose Rutger Blume, ishte mercenar dhe kalorës templar në shërbim të Kurorës së Aragonit.