Katër turistë britanikë dhe një suedez janë gjobitur me nga 30 mijë paundë secili pasi u ngjitën nga një ballkon në tjetrin teksa ishin në një resort në Magaluf në Spanjë.

Turistët u panë teksa ngjiteshin në ballkonët e hotelit ose hidheshin në pishinë nga ballkoni. Në total gjoba shkoi më shumë se 150 mijë paundë, ndërsa turistët u dëbuan nga hoteli. Dy nga turistët britanikë ishin nën 18 vjeç, ndërsa dy të tjerët ishin 19 vjeç.

Ngjarjet kanë ndodhur nga 4 qershori deri në 8 gusht. Rasti i fundit ishte regjistruar në orën 6 të mëngjesit të 8 gushtit ku njëri nga turistët u pa teksa ndryshoi hotelin duke kaluar nga një ballkon në tjetrin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";