Një anije romake e fundosur 2 mijë vjet më parë, është gjetur në fund të detit në rajonin jugor të Pulias.

Zbuluesi ka qenë Fabio Matacchiera, profesor historie dhe i apasionuar pas arkeologjisë, i cili nëpërmjet një GPS të veçantë hartografik, ka bërë zbulimin e jashtëzakonshëm.

Fillimisht, ai ka gjetur disa qindra pllaka prej guri dhe objekte të fshehura nën rërë dhe midis shkëmbinjve, në brigjet e Tarantos.

Kjo e ka bërë atë të mos e ndalë kërkimin dhe të zbulojë anijen e fundosur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dhënat e mbledhura nga Matacchiera u analizuan më pas nga arkeologët të cilët konfirmuan teorinë e fundosjes së një anijeje në periudhën perandorake romake, midis shekujve 1 dhe 4 pas Krishtit.

Sipas arkeologëve, ngarkesa e anijes supozohet se është përdorur për rinovimin e dikurshëm të vilave bregdetare në këtë zonë, të cilat shquheshin për luksin dhe rezidencat e veçanta private.

Gjatë zhytjes së tij, profesori i historisë gjeti gjithashtu një spirancë hekuri me boshtin e thyer, çka sipas tij, provon që para fundosjes anija është përplasur me shkëmbinjtë, si shkak i një stuhie të papritur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";