minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

3 destinacionet më të rrezikshme në botë për pushime

0

Vera ka ardhur, po planifikoni pushimet dhe mendoni se një udhëtim jashtë vendit është një ide e mirë?  Ju shikoni destinacionet, shikoni çmimet e biletave dhe mendoni se mund të jetë një alternativë e mirë. Mes morisë së vendeve ku mund të shkoni, ne do t’ju tregojmë vendet që duhet të shmangni.

Vrasje, trafik droge, rrëmbim, trafik njerëzor – jo të gjitha qytetet janë për të gjithë.

Më poshtë do t’ju sjellim 3 destinacionet turistike më të rrezikshme në botë.

Ciudad Juarez, Meksikë

Advertisement

Miliona turistë vizitojnë Meksikën çdo vit, por kjo zonë e veçantë duhet të shmanget me çdo kusht. Është “kryeqyteti i krimit” në vend, pasi korrupsioni policor merret si i mirëqenë – oficerët merren me drogë ose bashkëpunojnë me kartele.

Karakas, Venezuelë

Këtu kemi ndoshta qytetin më të rrezikshëm në botë. Kryeqyteti i Venezuelës është ende një vend ku dominon dhuna, me grabitje që ndodhin çdo ditë. Gjithashtu, titujt e lajmeve shpesh flasin për humbjen e jetëve në beteja me armë dhe rrëmbime.

Guatemala City, Guatemala

Edhe pse Guatemala është gjithashtu në Karaibe dhe plot me destinacione turistike, kryeqyteti i saj njihet më shumë për dhunën, trafikun e qenieve njerëzore dhe trafikun e drogës. Ajo ka shkallë jashtëzakonisht të lartë të vrasjeve, rrëmbime autobusësh dhe grabitje në rrugë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit