Një fshat spanjoll 3 orë larg Madridit është nxjerrë në shitje për shumën e 260 mijë eurove, afërsisht sa një apartament, në një prej qyteteve të vendit iberik.

Fshati i quajtur Salto de Castro ka 44 shtëpi, një kazermë policie dhe një fushë futbolli, është i vendosur shumë pranë kufirit me Portugalinë.

Ky fshat u ndërtua shumë vite më parë për shkak të ndërtimit të një hidrocentrali dhe pas mbylljes së tij, banorët nisën të largoheshin duke e braktisur atë.

Pronarët e fshatit synonin ta kthenin në një destinacion turistik, por tashmë kanë hequr dorë nga projekti i tyre, duke e nxjerrë në shitje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata shprehen se që prej publikimit të njoftimit në internet, të interesuarit kanë qenë të shumtë.