Shpesh dëgjojmë njerëz të thonë se e dinin që në momentin e parë se personi me të cilin po dilnin ishte i duhuri për ta.

E ndërsa kjo teori mund të jetë e vlefshme, ka një tjetër që thotë se trupi ynë na tregon me disa shenja se nuk po ia kalojmë mirë në një lidhje.

Në fund të fundit, ka shumë studime që flasin se si trupi ynë dëshmon se jemi të lodhur, të stresuar apo të pakënaqur, edhe nëse nuk e perceptojmë qartë.

Ndiheni nervoz rreth partnerit tuaj
Nëse jeni vazhdimisht të tensionuar kur jeni rreth partnerit, ai ndoshta nuk është i përshtatshëm për ju.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndonjëherë ndjeni se diçka shumë e pakëndshme po ju fshihet
Kjo është mënyra më e mirë për ta kuptuar këtë ndjenjë: Një person që është i sinqertë me ju nuk do të ketë asnjë “hije” rreth tij. Në asnjë rrethanë nuk do të ndjeni se po fsheh diçka që do t’ju dëmtojë.

Era e tij ju acaron
Jo, nuk po flasim për parfumin që mban ai, por për aromën që nxjerr nga trupi. Mund t’ju duket e çuditshme, por ne priremi të jemi më të lumtur me partnerët, kur aroma e tij përputhet me aromën tonë. Nëse ndjeni se aroma e partnerit tuaj ka “ndryshuar” për keq, atëherë trupi juaj me siguri po përpiqet t’ju tregojë diçka.

Kur jeni takuar për herë të parë, keni ndjerë një ndjenjë mospëlqimi
Një ndjenjë mospëlqimi, të cilën u përpoqët ta mbuloni pasi doni t’u jepni njerëzve shanse dhe të mos mërzitni askënd. Megjithatë, instinktet tona rrallë janë të gabuara. Edhe nëse kalon pak kohë, në fund të fundit do të dalë që kishit të drejtë. Nëse mendoni se personi që keni përballë nuk është më i miri për ju, largohuni.

Nuk ka tërheqje seksuale
Një nga faktorët më të qartë të lumturisë në një marrëdhënie. Nëse nuk ka oreks dhe dëshirë për seks, nëse trupi juaj nuk e dëshiron atë, atëherë ndoshta diçka po shkon shumë keq me marrëdhënien tuaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";