minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

500 vetë zhyten në ujërat e akullta të Detit Baltik

0

Not në ngricë. Kjo është mënyra më e mirë për të kaluar këto ditë të ftohta dimri, të paktën sipas estonezëve. Një grup prej rreth 500 personash u zhytën në ujërat e ftohta të Detit Baltik të premten, duke vendosur edhe një rekord për grumbullimin më të madh të notarëve dimërore.

Të 500 të pranishmit notuan në total për rreth pesë orë dhe përshkuan një distancë prej rreth 12,6 kilometrash; secili notoi nga 25 metra në ujin me temperaturë 4 gradë celsius.

Pjesëmarrësi më i ri ishte 9 vjeç, ndërsa më i vjetri mbi 80. Pas notit në ujë të akullt, ata u ngrohën në një sauna të lëvizshme, të ngritur aty enkas për ta. Sipas organizatorëve, rekordi i mëparshëm i garës ishte me 250 pjesëmarrës.

Noti në dimër, besohet se fuqizon imunitetin dhe shtyn shenjat e disa sëmundjeve mendore, ka nisur të bëhet mjaft popullor në vendet baltike dhe nordike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit