minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Bota

63-vjeçarja që vdiq 10 herë në 19 vite dhe është ende gjallë

0

Thonë që macet kanë 9 jetë, por një grua në Shtetet e Bashkuara i ka kaluar të gjitha pritshmëritë, pasi është kthyer nga vdekja plot 10 herë.

Sipas Daily Mail, mësuesja 63 vjeçare, tashmë në pension vuante nga një sëmundje e rrallë e muskujve të zemrës. Asaj i është vendosur prej vitit 2003 një defibrilator, një pajisje që i jep impulse zemrës, kur ajo pushon.

Pajisja zakonisht përdoret një herë gjatë gjithë jetës së pacienit. Por gruaja e paidentifikuar nga Minnesota ka shpëtuar plot 10 herë prej saj në 19 vitet e fundit.

Në një rast zemra e saj ndali për plot 18 sekonda.

Advertisement

Doktorët në qendrën mjekësore Tufts në Boston shprehen se rasti i gruas në fjalë tregon fare mirë fuqinë dhe rezistencën e defibrilatorit për të shpëtuar jetë.

Një pajisje e ngjashme i është vendosur dhe futbollistit danez Christian Eriksen, zemra e të cilit pushoi për 5 minuta gjatë ndeshjes së Europianit, majin e kaluar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova