Jo shumë larg nga stacioni i policisë, një 70-vjeçar në Itali përplasi Ferrarin e tij 135 mijë euro me një pemë duke e shkatërruar.

Sipas mediave italiane, i moshuari kishte marrë edhe një kameraman për ta filmuar atë teksa drejtonte Ferrarin e vitit 1991 me shpejtësi, por vetëm pas dy xhirove, ai humbi kontrollin dhe makina u përplas me pemën.

Zhurma e shkaktuar nga përplasja bëri që policia të mbërrijë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa i moshuari u dërgua në spital me plagë të lehta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";