Nuk do të ishte Krishtlindje pa filma për Krishtlindje. Dhe nuk ka asgjë më relaksuese sesa një film i lumtur për Krishtlindje, që e dimë se si përfundon.

Të gjithë ne kemi një film të preferuar, por dhe Mbretëresha Elizabeth ka të preferuarin e saj për Krishtlindje, por nuk është aq festiv.

A e dini se çfarë shikon Mbretëresha Elizabeth gjatë pushimeve të Krishtlindjeve? Është “Flash Gordon”.

Filmi i aventurave fantastiko-shkencor i viteve ’80, ku një perandor galaktik vendos të asgjësojë planetin Tokë për të luftuar mërzinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një film në të cilin, në pothuajse dy orë, nuk ka asnjë spërkatje bore, ose një zbukurim të Krishtlindjes.

Lajmi është konfirmuar nga një burim i sigurt, sepse vjen direkt nga aktori 83-vjeçar, Brian Blessed, i cili luan Princ Vultan në film.

Në një intervistë me Edith Bowman në “Yahoo Movies”, Brian Blessed tha: “E pabesueshme, por e vërtetë, “Flash Gordon” është filmi i preferuar i Mbretëreshës. Ajo e shikon atë çdo vit me nipërit e mbesat e saj në ditën e Krishtlindjes “.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";