Ka shumë mite që dëgjohen rreth periudhës së menstruacioneve. Mesa duket, një prej tyre është “mos notoni nëse keni perioda”. Shumica e ekspertëve pajtohen se me kushtet e duhura dhe këshillën e gjinekologut, deti dhe menstruacionet mund të bashkëjetojnë.

Megjithatë, ajo që theksohet është se teksa lahemi gjatë periodave, rrjedha e gjakut mund të reduktohet ose të ndalet përkohësisht. Kjo mund të shkaktojë edhe dhimbje në pjesën e poshtme të barkut, veçanërisht nëse uji është i ftohtë. Siç u theksua më lart, nevojiten kushtet e duhura për të shmangur komplikimet dhe infeksionet e mundshme. Kjo është arsyeja pse, në rast se zhytemi në det ose në pishinë, ndërkohë që jemi me perioda, është veçanërisht e rëndësishme të kujdesemi për higjienën tonë.

Për këtë arsye, ne do ju sjellim disa këshilla.

Nuk qëndrojmë për një kohë të gjatë me rroba banje të lagura

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse kemi përdorur një tampon, pas notit, ai duhet të zëvendësohet sa më shpejt të jetë e mundur me një të thatë

Pas banjës lahemi mirë dhe preferojmë të brendshme të thata dhe pecetë higjienike