Majat që thithin të parat rrezet e diellit, është destinacioni i një grupi të apasionuarish pas ngjitjeve në male. Kjo lloj aventure është ndër atraksionet më të preferuara në veri të vendit. Por ngjitja në majën e Jezercës, majës më të lartë në veri të vendit është një sfidë.

A2 ndoqi një grup të apasionuarish nga Shqipëria, Kosova, Mali i zi dhe turistë të huaj, në ngjitjen e tyre drejt Jezercës.

Natyrisht, gjatë ngjitjes nuk kishte si të mungonte dëbora disavjeçare që nuk arrin të shkrijë në këtë lartësi. Dhe përveç bukurive ka edhe vështirësi për të arritur në majë. Por kur mbërrin në majë të gjitha vështirësitë dhe rreziqet harrohen, dhe pamja magjepsëse thuajse të deh.

Nëse mendon se ngjitja në Jezercë ishte pjesa më e vështirë, gabohesh. Pasi në zbritje në disa momente duhet të kesh aftësitë e një alpinisti. Natyrisht, për të shijuar këto mrekulli të natyrës, nuk duhet vetëm të kesh dëshirë dhe aftësitë fizike, por të duhet edhe një guidë që të orienton dhe të shmang rreziqet gjatë rrugës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhe kur gjithçka shkon mirë, ndjesia është e pakrahasueshme dhe unike për çdo person që e ka provuar.