minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Aksidenti i pazakontë, avioni përplaset me ariun

0
Aksidenti i pazakontë, avioni përplaset me ariun

Një aksident i pazakontë mund të quhet ai i ndodhur, të shtunën e kaluar, në aeroportin Yakutat, në Alaska, ku një avion u përplas me një ari të murrmë gjatë zbritjes.

Fluturimi 66 i Alaska Airlines, një avion Boeing 737-700, po mbërrinte nga Kordova kur u panë dy arinj duke vrapuar në pistë, sipas një deklarate të vetë kompanisë.

“Piloti arriti të shmangte përplasjen ballore, por ndjeu një përplasje në krahun e majtë teksa arinjtë kaluan poshtë avionit”, thuhet në deklaratën e kompanisë. Më pas, pilotët pikasën një prej arinjve të shtrirë në mes të pistës, ndërsa një pjesë e motorit të krahut të majtë ishte dëmtuar.

Fatkeqësisht ariu kishte ngordhur dhe u desh ndërhyrja e punonjësve të aeroportit për të larguar karkasën, për të asgjesuar më pas nga Departamenti i Peshqve dhe Kafshëve të Egra. Sam Dapcevich, zyrtari i informacionit public në Departamentin e Transportit në Alaskë, tha për CNN se kjo ishte një ngjarje tepër e rrallë. “Kam jetuar gjatë gjithë jetës sime këtu dhe kjo është hera e parë që avionic përplaset me një ari. Kemi pasur raste me shpendë dhe kafshë më të vogla”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit