Tensionet mes familjes mbretërore britanike dhe çiftit Harry dhe Meghan vijojnë ende. Pas intervistës me Oprah Winfrey, Princi Harry ka folur në mënyrë direkte me të atin, Princin Charles dhe të vëllanë, princin William. Por biseda nuk ka shkuar mirë dhe po raportohet si joproduktive.

Spikerja e CBS, Gayle King, thotë se dy ish-pjesëtarët e familjes mbretërore janë ende të trishtuar për lajmet false që publikohen për të dëmtuar imazhin e Meghan Markle. Ndërsa thekson se Princi William dhe Princi Charles i kërkuan asaj që ta lërë të shkuarën pas dhe të shërohet.

Gjatë asaj që u konsiderua si intervista e shekullit, Harry dhe Meghan, ngritën shqetësime serioze për racizëm në familjen mbretërore. Pallati Bakingham tha se do ta adresojë çështjen në mënyrë private.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";