
Një natë ankthi për dy të mitura dhe familjarët e tyre. 12-vjeçarja Amy Greenan dhe shoqja e saj kaluan një ditë ndryshe në Glasgow.
Më pas, ato i hipën një treni për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Balloch në Skoci, por gjatë rrugës i zuri gjumi. Të miturat nuk u pikasën nga stafi dhe kështu mbetën të bllokuara për gjithë natën.
Familjarët u alarmuan dhe telefonuan policinë, e cila nisi kërkimet menjëherë.
Nëna e Amyt, Bonnie Louise Greenan, tha për Scottish Daily Record se të nesërmen në mëngjes dy vajzat ishin gati të thyenin një dritare për të shpëtuar.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Por, fatmirësisht ato kishin parë një kalimtare, e cila lajmëroi policinë dhe vajzat u kthyen pranë familjeve të tyre.