Amerikani zemërgjerë, ngre tenda në oborrin e shtëpisë së tij për njerëzit e pastrehë

Një burrë amerikan, i cili jeton në Jutah, ka vendosur që oborrin e shtëpisë së tij ta vërë në dispozicion të të pastrehëve. Darin Mann ka vendosur aty disa tenda, ku mirëpret ata që nuk kanë një shtëpi dhe i lejon madje që të përdorin tualetin e banesës së tij.

“Qëllimi im është që të ndryshoj këndvështrimin me të cilin shihet një person i pastrehë. Çdo njeri meriton të trajtohet me dinjitet dhe të ndihmohet kur ka nevojë për ndihmë”, deklaron burri amerikan për CNN.

Ai i ka ngritur tendat në mes të janarit dhe aktualisht, aty jetojnë 15 persona.

“Dua të tregoj se problemi i të pastrehëve zgjidhet duke punuar si një komunitet dhe jo duke pasur frikë. Ata më ndihmojnë që të pastroj oborrin dhe janë shembull pune për të pastrehët e tjerë”, shton Mann.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, fqinjët e burrit zemërgjerë nuk e mendojnë kështu, dhe kanë dërguar disa ankesa në komunë, duke kërkuar largimin e të pastrehëve nga zona ku banojnë.