Në sallat madhështore të Muzeut Shtetëror të Hermitazhit në Shën Pjetërburg, vizitorët kanë mundësi të shohin një galeri të vërtetë arti, që pasqyron jetën e aristokracisë ruse. Mirëpo, në këtë muze, vizitorët ndeshen edhe me diçka të çuditshme. Teksa parakalojnë në hollet unike, ata mund të dëgjojnë zhurmën e largët të një mjaullime.

Në një kat poshtë këtij muzeu, që dikur ishte Pallati i Dimrit – rezidenca zyrtare e carëve në pushtet të Rusisë – janë gati 50 mace që trajtohen si “mbretër të vërtetë”. Ato ushqehen me kujdes nga stafi dhe janë gjithmonë nën mbikëqyrjen e veterinerëve. Pallati ka gjithashtu një dhomë të veçantë për macet më “antisociale” që nuk duan të qëndrojnë me macet e tjera. Megjithëse nuk lejohen të hyjnë në galeri dhe rrallë shihen nga vizitorët, sërish janë shumë të famshme.

Ndërtesa gati 3-shekullore ka qenë shtëpia e maceve që në fillim. Perandoresha Elizabeth I urdhëroi me dekret që macet të silleshin nga qyteti i Kazanit, në juglindje të Shën Pjetërburgut, për të kapur minjtë në bodrumin e pallatit. Nën sundimin e Katerinës së Madhe – e cila e pasuroi pallatin me vepra arti – nisi dhe legjenda e maceve që thuhet se ajo i quajti “ruajtësit e galerive”.

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, vendi u përball me një krizë ekonomike aq të tmerrshme sa i detyroi njerëzit të hidhnin kafshët e tyre shtëpiake në rrugë. Muzeu vendosi të merrte disa nga macet endacake, duke shtuar kështu numrin e këtyre felinëve që strehoheshin aty.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sot, interesi për to duket sikur zbeh edhe trashëgiminë kulturore që zotëron muzeu. Me macet në bodrum dhe sallat aristokrate ruse, sipas CNN Travel, muzeu tërheq vizitorë nga çdo cep i botës.