Ndërsa një valë e të nxehtit ka mbërthyer Europën, duke sjellë temperatura deri në 33 gradë celsius në Republikën Çeke, klientët në një bar të Pragës kishin më shumë gjasa të vuanin nga I ftohti sesa goditjet e të nxehtit.

“Ice Pub”, në qendër të kryeqytetit, ofron një arratisje të shkurtër në botën e Arktikut, me temperatura nën zero.

Menaxheri I lokalit, Lukas Santler tha se lokali funksionon me kapacitet të plotë gjatë sezonit të verës.

Ky vend, vetëm një minutë në këmbë nga Ura e njohur e kryeqytetit, “Charles”, shërben kokteje me bazë vodka në gota të bëra me akull; sendet dhe arredimet janë bërë gjithashtu nga akulli.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bari shërbente gjithashtu edhe birrë – por e ndaloi këtë sepse rubineti vazhdonte të ngrinte, shtoi Santler.

Temperatura brenda, rreth -7° Celsius, është aq e ulët, sa që vizitorëve u jepen pallto dhe dorashka, dhe vizitat kufizohen në rreth gjysmë ore.