Tabela lajmëron hyrjen në fshatin e Austrisë, Fucking. Emri i pazakontë, e ka vënë atë në qendër të vëmendjes, por banorët e fshatit janë të lodhur nga talljet e përqeshjet. Ata duan një emër të ri, pasi po vuajnë nga fenomeni i vjedhjes së tabelave rrugore.

Për kryebashkiakun e Fucking, atraksioni komik nuk sjell përfitime për komunitetin. “Nga të gjithë njerëzit që vijnë këtu, 90% e tyre thjesht shkrepin fotografi të tabelave rrugore në të gjithë mënyrat e mundshme. Asnjë nuk qëndron gjatë natës, por janë vetëm turistë tranzit. Nuk ka asnjë avantazh për komunitetin”, tha Franz Meindl, Kryetar i Fucking.

Fshati është pjesë e bashkisë Tarsdorf në veri të Salcburgut, afër kufirit me Gjermaninë. Prej një kohe të gjatë ka qenë objekt humori në mediat anglishtfolëse, të cilat kanë raportuar me nuanca përqeshëse, zemërimin e banorëve për vjedhjen e tabelave rrugore. Zgjidhjen për këtë problem, autoritetet e Fucking e kanë gjetur te shkronja “G”.

“Një banore e fshatit kishte një tabelë pranë shtëpisë që vidhej shpeshherë, por ajo kishte nevojë për atë tabelë. Kështu që ajo e ndryshoi emërtimin duke e germëzuar me dy ‘G’. Që prej këtij ndryshimi, ajo gjeti paqe”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që prej zbulimit në internet, fshati austriak ka pasur vëmendje të madhe dhe propozime bashkëpunimi, kryesisht nga sajtet me materiale për të rritur. Por duke nisur nga 1 janari, fshati do të emërtohet Fugging, një iniciativë e aprovuar nga këshilli bashkiak i Tarsdorf.