“Bëjnë zhurmë, rrëmujë e zënë hapësirë”, vendi ku fëmijët ndalohen të hyjnë në restorante apo lokale

Koreja e Jugut rezulton të jetë vendi i vetëm në botë, në të cilin ka restorante e lokale, ku fëmijët e kanë të ndaluar të hyjnë brenda.

E ndërsa kjo gjë është normale në vendet e tjera sa i përket futjes nëpër pub-e apo diskoteka, në Korenë e Jugut kanë avancuar më tej, duke mos i lejuar prindërit me fëmijë të shkojnë edhe në bare e restorante të caktuara.

Mesa duket, në përpjekje për të siguruar qetësinë për klientët e tyre, shumë pronarë restorantesh, kafenesh dhe vendesh të tjera në Amerikë, Australi, Itali, Kore dhe gjetkë, vendosin kufizime të veçanta për klientët e tyre, duke arritur deri aty sa të ndalojnë hyrjen e fëmijëve nën 4 vjeç, 7 apo edhe 18 vjet.

Pak kohë më parë u bë viral lajmi se restoranti i famshëm “Nettie’s House of Spaghetti” në Tinton Falls, Neë Jersey nuk do të lejojë më të hyjnë fëmijët nën moshën 10 vjeç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këto metoda të përdorura në mënyrë të pavarur nga bizneset, nuk janë pritur mirë nga qytetarët, e megjithatë ka nga ata të cilët kanë mbetur të kënaqur. Mbështetësit thonë se pronarët e bizneseve kanë çdo të drejtë.

Pala tjetër argumenton se fëmijët janë të stigmatizuar dhe të privuar nga një e drejtë elementare. Debati prek pyetje më të gjera rreth asaj se kush është përgjegjës për t’u kujdesur për ta.