Bënë video nudo në Dubai, zbulohet cilat janë modelet që u arrestuan

Modelet e përfshira në videon virale, ku shfaqen të zhveshura në një ballkon në Dubai, janë identifikuar nga mediat e huaja.

Vajzat janë nga shtetet ish-Sovjetike, konkretisht nga Rusia, Moldavia, Bjellorusia dhe Ukraina dhe u arrestuan me akuzën e shthurjes.  Modelet janë të moshës nga 18 deri në 22 vjeç dhe pasqyrojnë në rrjete sociale një jetë mjaft luksoze.

Ato rrezikojnë 6 muaj burg dhe një gjobë të paktën 1000 euro për person.

Videoja është regjistruar në mes të ditës në ballkonin e një ndërtese që ndodhet në lagjen “Marina” në Dubai, nga Alexey Kontsov, një shtetas rus i cili pranon se nuk ia kishte idenë se këto xhirime përbëjnë një krim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ka pasur spekulime se modelet ishin të përfshira në një video për të rritur por kjo ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Imazhet kanë tronditur autoritetet e Emirateve që edhe pse kanë ligje më të lehta në krahasim me vendet e tjera të Gjirit, nuk lejojnë alkoolin, puthjen në publik dhe zhveshjen.