Një pastor nga Zambia ka vdekur në përpjekje për të rikrijuar Ringjalljen e Jezusit. 22-vjeçari James Sakara ndërroi jetë pasi kërkoi që të varrosej i gjallë dhe të lihej brenda arkivolit për 3 ditë.

Ai i kishte siguruar ndjekësit e tij që mund të ringjallej dhe ata mund ta varrosnin pa merak. Pas 3 ditësh, u kishte thënë që ta nxirrnin nga vendi ku e kishin varrosur.

Ata i lidhën duart pastorit dhe e varrosën të gjallë, por kur u kthyen për ta nxjerrë, nuk panë shenja jete nga 22-vjeçari. Ritualet shpirtërore nuk dhanë efekt dhe tashmë, njëri prej asistentëve të tij është dorëzuar në polici. Dy të tjerët janë në arrati.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";