minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Bie miti i kulinarisë, rizoto më e mirë në botë nuk gatuhet në Itali

0
Bie miti i kulinarisë, rizoto më e mirë në botë nuk gatuhet në Itali

Rizoto është një nga pjatat më të famshme të Italisë, me shumë njerëz që e vlerësojnë pjatën me bazën kremoze si një nga vaktet më të shijshme në botë.

Nga arancini sicilian në jug deri te rizoto Pecorino Romano nga kryeqyteti i vendit, çdo rajon i kombit të Evropës Jugore ka versionin e tij të pjatës me oriz.

Por miti se rizoto më e mirë në botë është italiane, është rrëzuar sipas analizave të enciklopedisë ushqimore “Taste Atlas” dhe vendin e parë e mban fqinja veriore e tyre, Zvicra.

Lexuesit e udhëzuesit online të ushqimit votuan rizoton zvicerane të shafranit si më të mirën në botë.

Advertisement

Kjo pjatë mund klasikët italianë si rizoto treviziane nga Treviso, rizoto milaneze dhe rizoto me fruta deti.

Pjata, e cila vjen nga Ticino në kufirin italo-zviceran, është përgatitur me një shafran që rritet vetëm në kantonin zviceran të Valais. Shafrani i mbledhur me dorë është shpallur gjerësisht si më i miri në botë, me shumë veta që e quajnë ari i kuq.

Në pjatën e famshme ajo përzihet me orizin klasik, gjalpin dhe qepët e një rizotoje normale, si dhe hudhrat, domatet dhe lëngun e mishit dhe kalitet me trumzë, kripë dhe piper.

Më pas mund të shtohen mishrat, shpesh viçi ose proshutë. Pjesa tjetër e listës me 10 rizotot më të mira përbëhet e gjitha nga pjata italiane, dhe përfshin rizoto me kunguj dhe rizoto me limon.

Advertisement

Pavarësisht nga popullariteti i tij në mesin e dashamirësve të ushqimit, shumë u hutuan kur “Taste Atlas” ndau rezultatet në Facebook.

Ej! Vërtet? Zvicra mundi Italinë në këtë kategori?”, shkroi një komentues.

Ku është rizoto ai funghi porcini? Është në tre pjatat e mia të preferuara!”, shkroi një tjetër.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit