Çdo të thotë lumturi? Të jesh i martuar me 10 gra në të njëjtën kohë dhe që edhe ato të jenë të lumtura. Blogeri në Nju Jork, Emmanuel Lustin, 28 vjeç, thotë se u martua me dhjetë gra gjatë një ceremonie në plazh. Videoja që ai ngarkoi në TikTok numëron më shumë se 581,000 shikime.

Në mbishkrimin shoqërues të videos ai shkruan: “Kështu, që sot u martova me dhjetë gratë e mia”.

Lustin sqaron se gratë e tij flasin “gjuhë të ndryshme, kanë personalitete të ndryshme po ashtu dhe janë të gjitha të bukura”. E vetmja gjë që kanë të përbashkët është dashuria që ndajnë për njëri-tjetrin dhe energjia pozitive që kanë.

Në videon prej nëntë sekondash, 9 nuse kanë rrethuar dhëndrin, të veshur me të brendshme të bardha dhe një buqetë me lule. Nusja numër 10 ulet në prehrin e Lustinit në qendër të festës së dasmës, duke i dhuruar puthje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
@misterlustin

“We are the brides” , #emmanuellustin

♬ original sound – MisterLustin