Robert Allen Zimmerman e quajti veten Bob Dilan, i frymëzuar nga poeti Dylan Thomas, siç tregon në kujtimet e tij. Bob Dilan është nga përfaqësuesit më të denjë të muzikes rrok, aktivist, muzikant dhe poet i njohur, i nominuar disa herë për çmimin Nobel, të cilin e fitoi më 13 tetor 2016. Si artist, Dilan ka prodhuar me qindra këngë, ka regjistruar rreth 45 albume, ku përfshihen pothuajse të gjitha gjinitë muzikore tradicionale amerikane.

Përgjatë gjithë kësaj karriere, Dilani ka fituar çmimet Academy Aëards dhe është pranuar në Rock and Roll Hall of Fame.

Në vitin 2004, ai ishte kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi dhe emri i tij është përfolur gjatë si një fitues i mundshëm në vitet pasuese.

Bob Dilani gjatë gjithë jetës së vet artistike mundi të luajë e t’i bjerë mjeshtërisht kitarës, pianos dhe sazes, që e varte me një tel në qafë dhe prej së cilës hoqi dorë vetëm në vitin 1997, pas një sëmundjeje të rëndë në mushkëri, që për pak i mori jetën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";