Borë në shkretëtirë, temperaturat në Arabinë Saudite zbresin deri në -2 gradë celsius

Ndërsa janari është muaji i borës dhe i akullit në shumë pjesë të botës, shkretëtirat në Afrikë dhe në Lindjen Mesme bëjnë përjashtim në shumicën e viteve.

Por ky muaj ka qenë i ftohtë edhe në Arabinë Saudite, ku temperaturat kanë zbritur deri në -2 gradë celsius, ndërsa reshjet e dëborës mbuluan shkretëtirën e Saharasë.

Në Arabinë Saudite, vendasit dhe të huajt u dyndën në shkretëtirë në rajonin Aseer për të shijuar pamjen e rrallë. Ndërkohë, fotografi Karim Bouchetata ka realizuar fotografi fantastike nga peizazhi i veçantë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";