
Një vit më parë, më 22 nëntor, Elon Musk “dështoi” në prezantimin e makinës së tij të re “Cybertruck” nga kompania Tesla, duke i thyer xhamat në tentativë për të provuar fortësinë e saj.
Lajmi bëri xhiron e botës dhe kompania humbi më shumë se 700 milionë dollarë, por nëse keni menduar se ky fakt do ta dëmtonte financiarisht Elon Musk, gaboheni. Një vit më pas, kur bota është e zhytur në krizë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, 49-vjeçari me origjinë nga Afrika e Jugut e ka shumëfishuar pasurinë e tij dhe tashmë është personi i dytë më i pasur në botë, duke kaluar edhe Bill Gates, vetëm pak javë pasi kishte kaluar edhe Mark Zuckerberg. Aktualisht, vetëm themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, qëndron para tij në renditjen e më të pasurve në botë.
Në fillim të këtij viti, Musk renditjen në vendin e 35-të, por pasuria e tij u rrit ndjeshëm pasi kompania Tesla u bë pjesë e S&P 500.
Sipas “Bloomberg”, pasuria neto e 49-vjeçarit u rrit me 7,2 miliardë dollarë, duke shkuar në 127,9 miliardë, pas rritjes së aksioneve të Tesla-s.
Ngjitja e Musk në renditje zbret për herë të dytë në 8 vjet në vendin e tretë Bill Gates. Tri vite më parë, ai i lëshoi vendin e parë Bezos.
Në fotogaleri gjeni edhe listën e 10 më të pasurve të botës.
Jeff Bezos 182 miliardë dollarë – Amazon.com Elon R Musk 128 miliardë dollarë – Tesla / Space X Bill Gates 128 miliardë dollarë – Microsoft Bernard Arnault 105 miliardë dollarë – LVMH Mowt Hennessy – Louis Vuitton Mark Zuckerberg 102 miliardë dollarë – Facebook Warren Buffett 86.8 miliardë dollarë -Berkshire Hathaway Larry Page 81.3 miliardë dollarë – bashkëthemelues Google Sergey Brin 78.7 miliardë dollarë – bashkëthemelues Google Steve Ballmer 76.1 miliardë dollarë – Microsoft Mukesh Ambani 74.0 miliardë dollarë – India Energy