Brenda spitalit “horror” ku sterilizoheshin pacientët me ngjyrë

Fotografi Leland Kent ka shkrepur disa imazhe të asaj që njihej si “Azili Qendror i Çmendurisë” kur u hap në Virxhinia në vitin 1870 dhe ku u sterilizuan pa dëshirën e tyre mbi 1 mijë pacientë me ngjyrë.

Edhe pse ndërtesa është boshatisur prej dekadash, imazhet rrëqethëse zbulojnë historinë e errët të spitalit të veçuar dhe të braktisur që u ndërtua posaçërisht për pacientët me ngjyrë.

Fotografitë e Kent tregojnë shtretër të shpërndarë në korridorë të shkatërruar, dhoma gjumi të vogla, pa ajrosje ose ndriçim dhe shkallë të çuditshme.

Përdorimi i kufizimeve mekanike, hidroterapia dhe hipnotizimet ishin praktika të zakonshme për të trajtuar sëmundjet mendore në fund të viteve 1800.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vitin 1980, një hetim zbuloi se 1700 pacientë ishin sterilizuar pa pëlqimin e tyre midis viteve 1924 dhe 1973 në spital.