Brenda vilës luksoze ku Bill Gates “arratiset” çdo vit me ish të dashurën e tij

Historia e miliarderit  Bill Gates dhe ish-të dashurës së tij sipërmarrëse, Ann Winbald, u rikthye në vëmendje pasi Bill dhe Melinda shpallën divorcin.

Sikurse u bë me dije nga disa marrëveshje që u bënë publike, shefi i Microsoft mund të kalonte çdo vit, një fundjavë me Winblad.

Dyshja “arratiset” në një vilë plazhi në Karolinën e Veriut, e cila ka ka katër dhoma gjumi, ballkon me pamje nga oqeani si dhe një shteg privat për në plazh.

65-vjeçari dhe kapitalistja Winblad, 70-vjeç, ishin të lidhur në vitet ’80, por u ndanë në 1987, në të njëjtin vit kur Bill u takua me gruan e ardhshme Melinda. Pas ndarjes miqësore, ish-çifti mbajti një miqësi të fortë dhe vazhduan pushimet e tyre tradicionale vjetore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

”Kur takohemi, ne ndajmë mendimet tona për botën dhe veten tonë”, thotë Ann.