minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Bukëpjekësit francezë po kërkojnë vlerësimin e UNESCO-s

0
Bukëpjekësit francezë po kërkojnë vlerësimin e UNESCO-s

Një përzierje me miell gruri, ujë, maja, kripë dhe një pjekje perfekte, e bën bagetën simbolin e Francës, po aq sa Kulla Eifel, dhe së shpejti mund të bashkohet në listën e thesareve kulturore të UNESCO-s.

Furrtarët thonë se kjo bukë tradicionale artizanale, blerja e së cilës ka qenë për dekada me radhë një ritual në jetën e përditshme franceze, po rrezikohet nga prodhimi masiv përmes makinerive në fabrika, si dhe përbërësve jo të duhur. “Nuk ka ndonjë sekret për të bërë një bagetë të mirë tradicionale”, tha për CNN, Mickael Reydellet, pronar i tetë furrave. “Kërkon kohë, mënyrën e duhur të pjekjes dhe miell të mirë.”

Shoqata e furrtarëve francezë kanë paraqitur kërkesën e tyre për t’u shtuar në renditjen e thesareve jomateriale të UNESCO-s. Ata thonë se duhet të mbrohet një njohuri teknike e tillë e prodhimit të bukës, që ka kaluar nëpër breza dhe po vihet përballë rrezikut të prodhimit masiv. UNESCO tashmë prej kohësh po mbron metoda të lashta të bërjes së bukës në Iran dhe Kazakistan.

Një dekret i qeverisë franceze, i vitit 1993, dikton që bagetat tradicionale nuk duhet të bëhen nga asgjë tjetër përveç katër përbërësve klasikë. Fermentimi i brumit duhet të zgjasë 15 deri në 20 orë në një temperaturë ndërmjet 4 deri në 6 gradë celsius.

Advertisement

Rreth 6 milionë bageta shiten çdo ditë në Francë, por rreziku i humbjes së traditës është i pranishëm që nga viti 1950, kohë kur rreth 30 000 furra buke u mbyllën pasi supermarketet morën përsipër tregtimin e këtyre bukëve. Kësaj i shtohen, së fundmi, dhe kufizimet nga pandemia e Covid-19, ndaj një vlerësim i tillë nga UNESCO, do të inkurajonte furrtarët dhe gjeneratën e ardhshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit