“Bukuroshja e Adriatikut” është e para kroçerë që ndalet në Portin e Durrësit për këtë sezon turistik.

Anija turistike ka sjellë 81 turistë nga vende të ndryshme të botës të cilët kanë vijuar itinerarin e planifikuar për në destinacionet turistike të Durrësit, Krujës dhe Tiranës.

“La Belle De L’Adriatique”, prej disa vitesh është bërë pjesë e guidave turistike detare drejt Durrësit, mbërriti mesditën e sotme dhe u ankorua në kalatën nr.4 të portit më të madh në vend.

Pas ndalesës disa orëshe në Durrës, anija turistike do të vijojë lundrimin drejt Dubrovnikut të Kroacisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";