Bunkeri sekret i nëndheshëm ku u strehua Winston Churchill, gjatë Luftës së Dytë Botërore

Rreth 20 metra nën trafikun dhe rrëmujën e zonës Piccadilly në Londër, gjendet një vend i fshehtë me korridore dhe dhoma të errëta, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në rrjedhën e historisë së shekullit të 20-të. Dikur, Kryeministri i Britanisë, Winston Churchill, u strehua në këtë tunel, nga nëntori deri në dhjetorin e vitit 1940, kur bombardimet gjermane, të njohura si Blitz, ishin në kulmin e saj.

I njohur si Down Street, tuneli që u hap në vitin 1907, është i njohur për strukturën e tij nëntokësore dhe rrugëkalimet e shumta. Duke zbritur në këtë platformë, ende shihen gjurmët e stafit që jetonte dhe punonte me turne deri në 12 orë, shpesh gjatë natës. Aty gjendej një kuzhinë e plotësuar me personel ku përgatiteshin dhe konsumoheshin 27 000 vakte çdo vit.

Sot, ky stacion i braktisur, do të jetë i hapur për t’u vizituar nga turistët dhe kureshtarët e historisë së luftërave botërore. CNN Travel siguroi imazhet e para të kësaj përvoje në muzeun më të ri, tashmë, në Londër.  

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";