minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Burg për klientët e prostitutave dhe për ata që veçohen në makinë, polemikë në Itali

0

Po bën shumë zhurmë një nga propozimet e partisë në pushtet në Itali, të djathtët e Fratelli d’Italia, për të rikthyer një ligj të vjetër për “sjellje të mirë”.

Propozimi, i depozituar në parlament nga zëvendësministri i Jashtëm Edmondo Cirielli, parashikon dënimin me burg për klientët që marrin shërbime seksuale nga prostitutat në rrugë ose ambiente publike, qoftë edhe në brendësi të automjetit privat.

Por dënimi do të parashikohet gjithsesi edhe thjesht për çiftet që veçohen në makinë për momente intimiteti, dhe për çdo episod nudizmi në hapësira publike, me shpjegimin, disi skandaloz, që kjo praktikë “ndodh më së shumti me emigrantët që nuk kanë përtypur mirë kulturën dhe normat etike të vendit”.

Sipas ligjit italian, këto raste dënohen aktualisht me një gjobë administrative, dhe parashikohet çështja penale vetëm kur aktet ndodhin në prani të të miturve.

Advertisement

Me ndryshimin e propozuar, të dënuarit mund të rrezikonin nga 3 muaj në 3 vite, në prani të personave të mitur.

Opozita e ka cilësuar vendimin si autoritar dhe “maskilist”, ndërkohë që vetë qeveria është shmangur disi duke e cilësuar si një propozim që nuk hyn për momentin në prioritetet e ekzekutivit, aq më shumë nga fakti që një nga nismat për gjyqësorin është ai i një depenalizimi rrënjësor në disa fusha.   

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit