Bush është tronditur nga komentet për miqësinë e tij me Michelle Obaman

Ish-presidenti George W. Bush deklaroi se ishte “tronditur” nga reagimi i njerëzve ndaj miqësisë të tij publike me ish-zonjën e parë Michelle Obama.

Duke kujtuar momentin e paharrueshëm, kur Bush dhe Obama përfaqësoheshin në hapjen e Muzeut Kombëtar të Historisë dhe Kulturës Afrikano-Amerikane të Smithsonian, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ishte i tronditur nga mënyra se si njerëzit reaguan .

“Populli Amerikan u befasua aq shumë që Michelle Obama dhe unë mund të ishim miq. Amerikanët janë aq të polarizuar në të menduarit e tyre sa nuk mund ta imagjinojnë një George W. Bush dhe Michelle Obama të jenë miq”, tha Bush në një intervistë në “CBS Sunday Morning”

“Ishte një miqësi e pastër”, shtoi ish-zonja e parë Laura Bush.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";