Busti 2300-vjeçar gjendet në kanalizimet e ujërave të zeza

Busti i perëndisë Hermes është zbuluar në gjendje tepër të mirë në qendër të Athinës, gjatë punimeve në kanalizimet e ujërave të zeza.

Ministrie greke e Kulturës tha se koka, e gjetur në një thellësi 1,3 metra, është një prej shumë busteve të përdorura si udhëshënjues në lashtësi. Ajo besohet se i përket vitit 300 p.e.s., tha Ministria.

Busti e portretizon Hermesin në moshë të madhe, thanë autoritetet, një ndryshim ky nga portretizimet tradicionale të tij, sipas të cilave paraqitet gjithmonë i ri. Stili i punimit të saj ngjason me atë të skulptorit grek Alcamenes, i cili ka qenë i famshëm në gjysmën e dytë të shekullit V p.e.s, tha Ministria.

Me shumë gjasa, busti është vetëm një pjesë e një kolone të vendosur në kryqëzimin e ndonjë rruge. Ai është dërguar menjëherë për ekzaminime dhe ruajtje në magazinën e Antikiteteve, një departament që merret me ruajtjen e artefakteve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hermes ishte perëndia greke e tregtisë, hajdutëve, udhëtarëve, sporteve dhe kalimit të kufirit. Si i biri i Zeusit, ai lidhej shpesh edhe me mbrojtjen e bagëtive dhe bujqësisë. Në veprën e Homerit, “Odisea”, ai portretizohet më së shumti si lajmëtari i perëndive.