minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Çfarë po ndodh në Katar? Janë tre gazetarët që kanë ndërruar jetë

0

Botërori në Katar po përjeton momentet finale, teksa po përgatiten përballjet në gjysmëfinale. Por krahas performancave sportive, dhe polemikave brenda dhe jashtë fushës së blertë, eventi më i ndjekur në planet ka edhe një mister, dhe ka të bëj me vdekjen e disa gazetarëve.

Sot u shpërnda lajmi që gazetari Roger Pearce, drejtori teknik i kanalit britanik ITV Sport, ka ndërruar jetë në Katar.

Britaniku 65-vjeçar, ishte një veteran që do të dilte në pension pas përfundimit të Botërorit, por nuk ia doli. Vdekja e tij ka ndodhur para ndeshjes Uells-SHBA, por vetëm tani është dhënë lajmi, ndërkohë që shkaku ende nuk dihet.

Lajmi në vetvete nuk do të kishte interes të veçantë, në qoftë se Pearce nuk do t’i shtohej dy kolegëve të tij, amerikanit Grant Wahl i FOX dhe fotoreporterit nga Katari Khalid Al Misslam.

Advertisement
Roger Pearce, drejtori teknik i kanalit britanik ITV Sport

Madje në rastin e gazetarit amerikan, i vdekur gjatë ndeshjes Argjentinë-Holandë nuk munguan akuzat. Vëllai i tij, Eric Wall, shprehu dyshime në lidhje me vdekjen e tij. “Vëllai im ishte i shëndetshëm. Ai më tha se kishte marrë kërcënime për jetën. Nuk mund ta besoj që vëllai im vdiq kështu. Besoj se e vranë. Dhe unë ju lutem për çdo ndihmë”, tha ai në një video të postuar në Instagram.

Me shumë mundësi kemi të bëjmë vetëm me një rastësi fatkeqe, por midis gazetarëve të pranishëm në event, që janë më shumë se 12 mijë nga i gjithë globi, ka filluar të qarkullojë historia e ”mallkimit të Katarit”, edhe pse nuk kuptohet pse duhet të godasë pikërisht këtë kategori.  


Çfarë po ndodh në Katar? Janë tre gazetarët që kanë ndërruar jetë

Advertisement

Gazetari amerikan ndërron jetë gjatë ndeshjes në Katar

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit