Chiara Ferragni dhe Fedez, sërish prindër, zbulojnë emrin e vajzës

Blogerja më e famshme në botë, Chiara Ferragni dhe reperi Fedez janë bërë sërish prindër.

Përmes një fotoje në Instagram, çifti njoftoi se vajza quhet Vittoria, një emër latin që do të thotë “fitore”.

“23 mars, 2021. Vittoria jonë”, ka shkruar çifti.

Në tetor të 2020-s, çifti njoftoi për shtatzëninë e dytë përmes një fotoje ku dukej Leo, fëmija i tyre i parë, me mbishkrimin “Familja jonë po zmadhohet”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";