minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Çmenduri e vërtetë, 8-vjeçari ngjit shkëmbim 1000 m të Yosemite

0
Çmenduri e vërtetë, 8-vjeçari ngjit shkëmbim 1000 m të Yosemite

Një djalë 8-vjeçar është bërë personi më i ri në botë që ngjiti me sukses majën El Capitan, një shkëmb 1000 m në Yosemite. 

Sam Baker, nga Kolorado Spring, është trajnuar nga babai i tij që në moshën 2 vjeçare dhe pikërisht për t’u ngjitur në El Capitan, kishte dy vjet që ushtrohej.

Të premten, babai i djalit, Joe Baker, postoi në rrjetet sociale mesazhin se skuadra e ngjitjes me 4 persona kishte arritur e sigurt në majën e shkëmbit.

‘Çfarë jave e mrekullueshme! Unë jam shumë krenar për Sam. Ai përfundoi ngjitjen me litar në ElCap”, shkroi Baker në faqen e tij në Facebook.

Advertisement

Por Joe u përball me kritikat e shumë fansave sipas të cilëve ai kishte rrezikuar seriozisht jetën e djalit tij me këtë aventurë të pamenduar mirë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit