Ky është momenti shokues kur një djalë i ri i hidhet në kurriz një peshkaqeni, ndërkohë që shokët e tij në varkë e xhirojnë dhe e brohorasin.

Videoja është xhiruar në Cohasset të Massachusetts, dhe tregon se si peshkaqeni i dytë më i madh në botë, që ushqehet vetëm me zooplankton, po i kalon grupit të shokëve shumë pranë varkës. Në një moment, njëri prej tyre i hidhet sipër.

Peshkaqeni përpiqet të largohet shpejt, ndërsa njëri prej djemve dëgjohet të thotë: “Shoku, të preku me bisht”.

Videoja është bërë virale, por komentet që ka marrë kanë qenë shumica negative, me përdoruesit e internetit që kanë qortuar veprimin e të rinjve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Do të doja të kishte qenë një peshkaqen i bardhë. Ose provo t’i hidhesh ndonjë ariu herë tjetër”, shkruan një komentues.