Covid-19 ndan çiftin me 45 vite diferencë: Shpresoj që zgjidhja të vijë para se të jetë vonë

Iris Jones, e njohur si gjyshja që u martua me një egjiptian 45 vjet më të ri se vetja, u përlot teksa tregoi se po lufton për ti marrë bashkëshortit një vizë për t’u bashkuar me të në Mbretërinë e Bashkuar.

81-vjeçarja tha se nuk ka kohë për të humbur dhe nuk ka asnjë ide se kur partneri i saj 36-vjeçar, Mohamed Ahmed Ibriham, do të ishte në gjendje të bashkohej me të në shtëpinë e saj në Somerset.

Jones ka bërë tre vizita në Egjipt, por tashmë nuk mund të shkojë përsëri atje nga kufizimet e koronavirusit.

Ajo e ka nxitur partnerin e saj që të kërkojë nga firma e tij ligjore që të shpejtojë procesin para se të jetë tepër vonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kam ditë kur jam mirë dhe ditë të tjera kur vetëm qaj gjatë gjithë kohës. Jam ndarë nga dikush që e dua, është kaq e vështirë. Nuk kam kohë në anën time, avokatët e ti e dinë këtë”, shprehet ajo.

Çifti u njoh në Facebook në një grup ku diskutonin mbi ateizmin. Më vonë, ata u martuan në një ceremoni të vogël në qytetin egjiptian të Kajros.

Vitin e kaluar, Iris tregoi se ka takuar nënën e Mohamed, e cila është më e re se ajo dhe ka marrë prej saj bekimin për lidhjen e tyre.

Nga ana tjetër, djemtë e saj Steve, 54 vjeç dhe Darren, 53 vjeç kanë shprehur shqetësime në lidhje me marrëdhënien e së ëmës, edhe pse ajo këmbëngul se Mohamed nuk e do për paratë apo pasaportën britanike, dhe se dashuria e tyre për njëri-tjetrin është e vërtetë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";