Shanghai po përjeton sërish një tjetër karantinë të ashpër, por këto çifte të reja nuk i ndal asgjë të lidhin kurorë.

Ashtu si Mi Zhou dhe Yang Ying, të cilët kanë vendosur të martohen në çatinë e ndërtesës ku banojnë, ndryshe nga dasma tradicionale me shumë të ftuar. Janë vetëm ata të dy që bëjnë fotot e ceremonisë martesore.

Nusja e re thotë se nuk priste ndonjë gjë të veçantë nga kjo ditë, por thjesht dëshironte ta kishte kujtim. Ajo thotë se ceremonia ishte planifikuar ndryshe, por karantina është një përkujtim i rrallë për ta dhe nuk donte të humbiste dasmën. Kështu, këtë ditë për ta përkujtuar si ngjarje, ata bënë disa fotografi në çati.

Dy të rinjtë i bashkohen vullnetarëve në pajisjet personale mbrojtëse për të bërë testet për COVID-19, si dhe për të dezinfektuar ambientin e përbashkët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mi, bashkëshorti i Young tashmë thotë se dëshirojnë të jetojnë në një mjedis më të sigurt dhe vendosën të kujdesen për fqinjët e tyre dhe pse nuk kanë trajtimin e duhur apo përvojën e kësaj lloj pune. Ai shton se problemet që hasin ata mund të hasen dhe nga të tjerët.