Nëse u jepni fëmijëve një celular apo tablet në dorë për të vijuar me punët tuaja të qetë, mund të jeni duke dëmtuar zhvillimin e tyre në mënyrën e duhur. Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar së fundmi. 

Nëse fëmijët njëvjeçarë kalojnë nga një deri në katër orë në celular për ditë, ekspozohen direkt ndaj rrezikut të vonimit të zhvillimit në komunikim deri në moshën dyvjeçare. Po ashtu, këta fëmijë rrezikojnë që të shfaqin probleme me aftësitë motorike, aftësitë për zgjidhjen e problemeve dhe aftësitë sociale.

Në studimin e publikuar të hënën në revistën JAMA Pediatrics morën pjesë 7,097 fëmijë.

Ky është një studim shumë i rëndësishëm pasi ka një numër të konsiderueshëm fëmijësh të cilët janë ndjekur për vite me radhë,” deklaroi Dr. Jason Nagata, profesor i asociuar i pediatrisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Studimi sipas tij është i rëndësishëm pasi nxjerr në pah vonesat specifike në zhvillimin e fëmijëve

Në kuadër të studimit u mat sasia e orëve që fëmijët shpenzonin çdo ditë në ekrane në moshë 1-vjeçare dhe si performonin në disa fusha zhvillimi – aftësitë e komunikimit, aftësitë motorike, aftësitë personale dhe sociale dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve, në moshën 2 dhe 4 vjeç.

Të dhënat u bazuan në raportimin e nënave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";