Aktorja Demi Moore i surprizoi të gjithë kur u shfaq krejt papritur në sfilatën e Fendit, në Javën e Modës në Paris. 58-vjeçarja e përshkroi momentin si “përmbushjen e një ëndrre që në adoleshencë”, ndërsa “u kryqëzua” në rrjet për ndërhyrjet e shumta në fytyrë dhe botoxin që nuk e lejonte as të buzëqeshte.

Megjithatë, kjo nuk ishte e vetmja e papritur e mbrëmjes. Për herë të parë, Kate Moss dhe e bija, Lila, sfiluan bashkë, ndërsa Naomi Cambell mbylli sfilatën në një rikthim të bujshëm.

Modelet e tjera pozuan brenda disa dhomave prej qelqi, një simbolikë për situatën e koronavirusit.

Sfilata evidentoi Kim Jones, dizajnerin që ka fituar disa trofe British Fashion Awards dhe është vlerësuar me një Order of the British Empire, që jepet për kontribute të shkëlqyera në art, shkencë dhe organizata bamirësie.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Jones ka punuar me Supreme x Louis Vuitton dhe Air Jordan x Dior, dhe është “nxënësi” i Alexander McQueen.