
Në vitin 1973, çifti i ri britanik Tony dhe Maureen Wheeler botuan një libër udhëzues të titulluar “Në të gjithë Azinë me çmim të lirë”. Ata nuk e dinin se një libër modest udhërrëfyes do të hidhte themelet për një markë udhëtimi mbarëbotërore të quajtur “Lonely Planet”.
Ndërsa pjesa më e madhe e botës po rihapet ngadalë pas pandemisë së koronavirusit, shpresa është që numri i udhëtimeve do të rritet.
Pothuajse 50 vjet më vonë, perandoria e tyre e udhërrëfyesve të udhëtimit, Lonely Planet, vijon të ecë përpara. Libri “Lonely Planet’s Best in Travel 2022” tani është në shitje, duke dhënë një pamje paraprake të 10 vendeve që duhen vizituar, nga xhevahiret e fshehura të shkretëtirës së Omanit deri te ujërat e shkëlqyer blu të Belizes.
10- Egjipti, shtëpia e Piramidave të Gizës, një nga shtatë mrekullitë e botës. 9- Malavia 8- Nepali 7- Omani 6- Anguilla 5-Sllovenia 4-Belize 3-Mauritius 2-Norvegjia 1- Ishujt Kuk
Advertisement