
Ndërsa bota ndodhet ende nën ethet e pandemisë së Covid-19, vaksina duket shpresa e vetme për rikthim në normalitet.
Shumë vende e kanë nisur këtë proces me Britaninë e Madhe që ka vaksinuar mbi 15 milionë njerëz, dhe me SHBA-në që aktualisht po administron 1.6 milionë doza në ditë.
Si rezultat, një numër destinacionesh turistike po zgjedhin të heqin kufizimet për udhëtarët që janë vaksinuar.
Nga Qiproja në Seychelles, këto janë shtatë destinacione që rihapen për turistët që kanë marrë vaksinën kundër Covid-19.
Advertisement
Qipro – Prej muajit dhjetor, Qipro ishte destinacioni i parë që njoftoi për heqjen e karantinës për të gjithë udhëtarët e vaksinuar. Mjafton vetëm një provë nga ana e turistëve që tregon se vaksina është bërë dhe do të mund të qëndrojnë lirisht pa qenë nevoja e një testi apo rezultati PCR-je. Estonia- Ky vend europian gjithashtu pranon njerëz të cilët janë vaksinuar kundër Covid-19 pa asnjë lloj mase kufizuese. Gjeorgjia- Edhe Gjeorgjia ka vendosur të heqë çdo masë për qytetarët e vaksinuar. Personat që kanë marrë të dy dozat mund të futen lirisht në vend pa qenë nevoja për një test PCR-je. Ata që nuk janë vaksinuar ende duhet të kenë me vete një test negativ PCR të marrë 72 orë para udhëtimit. Islanda- Duke nisur nga 1 maji, udhëtarët e vaksinuar nga vendet e Europës do të mund ta shmangin karantinën dhe s’do të kenë nevojë për një test PCR-je për në Islandë. Polonia
Vizitorët europianë mund ta vizitojnë Poloninë pa qenë nevoja për karantinën 10 ditore nëse vërtetojnë që janë të vaksinuarRumania-
Të gjithë personat qe janë vaksinuar mund të futën në Rumani dhe nuk kanë pse të qëndrojnë në karantinë, që nga 18 janari.The Seychelles-
Nëse jeni vaksinuar mund ta shijoni ishullin pa qenë nevoja për karantinë apo ndonjë provë tjetër që vërteton se jeni negativë.