Me kalimin e viteve dhe afrimin e një moshë të caktuar, sigurisht që memoria e njeriut nis të pësojë luhatje të herëpashershme, e deri në humbje të përhershme të saj.

Mirëpo, ende nuk ka një ilaç konkret që ndihmon në eliminimin e këtij fenomeni, megjithatë doktorët dhe shkencëtarët janë shpresëplotë që dita e pasjes së një të tilli nuk do të jetë e largët.

Sipas bluzave të bardha humbja e herëpashershme e memories është diçka normale të njerëzit e moshuar, duke qenë një gjendje mentale normale mes memories dhe dementias.

Sipas shifrave zyrtare rezulton se më shumë se 1/4 e personave 80-84 vjeç pritet të kenë të tilla episode humbjeje të memories, madje disa prej tyre kanë pasur një prirje të zhvillimit të shpejtë të dementias.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo është diçka që nuk mund të shmanget kur ndodh, por për fat të mirë ekzistojnë disa hapa që shërbejnë për parandalimin e këtyre simptomave.

Janë disa teste që mund të kontrollojnë memorien tuaj dhe aftësitë tuaja të të menduarit, dhe kjo mund të realizohet mjaft mirë te njerëzit e këtyre moshave.

Megjithatë, ende në botë nuk është bërë i mundur zbulimi i një ilaçi që mund të ndihmojë në këtë drejtim, përveç disa suplementeve bimore, që thuhet se parandalojnë diçka të tillë.

E nëse të tilla suplemente nuk ju ndihmojnë, atëherë duhet të ktheni sytë nga disa zakone të përditshme, që mund të jenë pikërisht çelësi juaj drejt zgjidhjes së situatës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Së pari, shikoni nëse flini mjaftueshëm, nëse flini në kohë dhe nëse e mundoni trurin tuaj gjatë kohës kur punoni, hani apo edhe kur ushtroheni.

Ushtrimet janë çelësi i suksesit momentalisht në këtë drejtim, ushtrime, të cilat kanë treguar se ndihmojnë në rritjen dhe forcimin e memories.